×
  • Extra
  • Extra

    A po flenë Putin dhe bashkëpunëtorët e tij në mes të një takimi?

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 16:05

    Pamjet e presidentit rus Vladimir Putin duke u dremitur gjatë një takimi shtetëror janë publikuar pas pretendimeve se presidenti rus iu ankua mjekëve për gulçim dhe lodhje gjatë udhëtimit të tij në Rusinë lindore, ku ai mori pjesë në stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në Vladivostok.

    Ndihmësit e Putinit në videon e takimit mezi i mbajnë sytë hapur teksa dëgjojnë fjalimet. Seanca u zhvillua pranë Vladivostok në Rusinë lindore.

    Video e mbledhjes së këshillit shtetëror tregon gjithashtu ndihmësit e Putinit duke u përpjekur dëshpërimisht të mbajnë sytë hapur teksa dëgjojnë fjalimet.

    Kanali i telegramit General SVR pretendon prej kohësh se Putini ka probleme serioze shëndetësore dhe thonë se tashmë është përgatitur një sozi për presidentin rus nëse ai nuk mund të vijë në ndonjë një takim. Ata thonë se Putin ka probleme me veshkat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!