×
  • Extra
  • Extra

    Abdixhiku thotë se motivohet nga këngët e Eminemit dhe Aerosmith

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 23:21

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar proefesionin në politikë si shumë të vështirë.

    Ai tutje tha se motivin e gjen në këngët që ai dëgjon.

    “Në politikë më motivojnë këngët e Eminemit dhe Aerosmith”, tha ai në T7, përcjell Reporteri.net.

    “Është kënga “Lose Yourself” e Eminemit dhe ajo “Dream on” e Aerosmith. Sidomos ajo pjesa kur fillon “sing with me…”. më motivon shumë. Tash edhe vajzat më zgjedhin disa këngë e ato më tregojnë këngë të reja të cilat i dëgjojnë”, shtoi Abdixhiku.

    I pari i LDK-së tha se në politikë nuk duhet të jesh emocional por pragmatik dhe analizues.

    “Në politikë nuk duhet të jesh emocional. Duhet të jesh pragmatik, analizues. Po ashtu të kesh durim, durim të madh madje. Të ofrosh qetësi dhe të bësh më të mirën”, përfundoi ai./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!