×
  • Extra
  • Extra

    Adoleshentja fotografon gjyshen e vdekur dhe e poston në Facebook për t’u ngushëlluar

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 8:50

    Një adoleshente italiane fotografoi gjyshen e saj në arkivolin brenda morgut të spitalit Pesaro të Italisë dhe e publikoi foton në Facebook.

    Por postimin e saj në rrjetin social e ka vënë re dikush nga familjarët dhe mes të afërmve brenda morgut ka pasur një sherr. Shumica e njerëzve i kërkuan vajzës që ta hiqte foton nga rrjetet sociale.

    Madje është dashur edhe ndërhyrja e policisë pasi kërkesa për heqjen e imazhit ka përshkallëzuar në ulërima dhe sherr në morg.

    E reja u justifikua duke thënë se ndarja e fotos me ndjekësit e saj ishte një mënyrë për të gjetur ngushëllim për dhimbjen që ndiente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!