×
  • Extra
  • Extra

    “Afër të gjallë nuk të kisha, por në zemër gjithmonë je afër meje”, ditën e martesës vajza viziton varrin e babait dëshmor

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 10:57

    Vajza e dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi, Donika Bujupi, ditën e martesës e ka vendosur të bëjë një veprim sa emocionues aq krenar.


    Donika, në ditën më të lumtur të saj nuk e ka harruar babain e vdekur që ka rënë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

    Ajo me vellon e veshur dhe së bashku me burrin e saj kanë vizituar varrin e babait të saj dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi.

    Donika ka theksuar se do ta mbajë në zemër gjithmonë babain e saj.

    “Afër të gjallë nuk të kisha por në zemer gjithmonë je afër meje ”, shkroi Donika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!