Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri duket se ka varësi nga kafeja.
Ai thotë se gjatë ditës i pi deri në 16 kafe.
Agim Bahtiri në ATV ka thënë se pi shumë kafe. Ai ka thënë se kafen e parë e pi zakonisht me bashkëshorten e tij.
“Zakonisht kafen e mëngjesit epi me shoqen time në shtëpi. Kafe pi bukur shumë dikund 15 deri në 16 në ditë i pi”, tha ai.
Por, Agim Bahtiri qëndron ende shumë larg rekordit të politikanit tjetër, Bekë Berisha.
Kohë më parë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha pati publikuar një video duke pirë dhjetëra filxhan me kafe. Ai pati deklaruar se i pi deri në 50 kafe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.