Babai i një vajze që kreu vetëvrasje akuzoi rrjetin social të Instagram-it për frymëzim për aktin e saj.
Ian Russell thotë se vajza e tij Moli (14) ia mori jetën vetes, pasi shikonte vazhdimisht në Instagram imazhe që çojnë në uljen e vlerësimit për veten dhe vetëvrasjen, transmeton Reporteri.net
Moli u gjet e vdekur pasi u kthye nga shkolla, bëri detyrat e shtëpisë dhe bëri gati çantën për të nesërmen. Në një mesazh lamtumirës ajo shkruante:
“Më falni. E bëra këtë për vete”.
Babai i saj më pas foli hapur për çdo gjë, dhe fajësoi Instagramin për vdekjen e saj. Ai pretendon se vajza e tij, pa dijeninë e tyre, vazhdimisht shikonte imazhe që lartësonin vetëvrasjen.
“Ajo ishte një adoleshente e zakonshme, i gëzohej të ardhmes dhe ishte entuziaste”, u shpreh ai.
Vetëm pas vetëvrasjes, prindërit mësuan për aktivitetet e saj në Instagram. Ky është shembulli i një prej fotografive:
Shembuj të tjerë përfshijnë imazhe të vajzave me sy të mbyllur, me mbishkrimin “Kjo botë është kaq mizore saqë nuk dua më ta shoh”.
Imazhe të tjera ishin kryesisht ishin bardh e zi, me mesazhe fataliste si: nuk ka shpresë, jam në depresion, ne jemi në depresion, bashkohuni klubit tonë – babai i fortë.
Vetë rrjeti social raportoi gjithashtu për rastin dhe njoftoi se postet e tilla po hiqen, por megjithatë disa kanë mbetur ende. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.