A ekzistojnë alienët? A jemi të vetëm në univers? A ka jetë jashtëtokësore?
Këto janë disa prej pyetjeve që janë shtruar përgjatë viteve nga shkencëtarët, qeveritarët dhe njerëzit e thjeshtë. Dhe tani, një shkencëtar amerikan thotë se një formë e avancuar e jetës mund të jetë realitet – por që u zhduk shumë kohë më parë.
Profesori Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania, publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore, transmeton Lajmi.net.
Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars. Megjithatë, ai thotë: “Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.
“Venera e ditëve të sotshme është një kandidat i tmerrshëm për specie teknologjike, me temperaturë sipërfaqësore rreth 400 gradë C”, thotë ai. Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën.
Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur. Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur? Ai thotë se: “Përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.