×
  • Extra
  • Extra

    Amerikani arrin që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dog, fiton garën për të 15-ën herë me radhë

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 18:59

    Joe Chestnut edhe njëherë ka fituar në garën tradicionale që mbahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dogë, dhe për herë të 15-të ta fitojë këtë garë, që shënonte edhe 4 korrikun – ditën e pavarësisë.

    37-vjeçari arriti të hajë hiq më pak se 63 hot-dog brenda 10 minutave, dhe synon të thyej rekordin që e kishte vënë vitin e kaluar me 76 hot dog.

    Ky dominim i Chestnut nuk ka të ndalur, pavarësisht se një protestues që ishte pjesë e fushatës për të drejtat e kafshëve, vrapoi në drejtim të tij duke tentuar t’ia merr hot dogët.

     

    Kjo ndërprerje zgjati vetëm pak sekonda, pasi u largua me forcë nga skena dhe gara vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

    Gara është mbajtur në Coney Island të Brooklyn, ku shumë qytetarët të New Yorkut ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër garën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!