×
  • Extra
  • Extra

    Amerikania thotë se u konvertua në Islam pasi shikoi një seri turke në Netflix

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 14:03

    Një grua 60 vjeçe nga Shtetet e Bashkuara është konvertuar në myslimane pasi u ndikua nga një seri e popullarizuar televizive turke të quajtur “Rilindja: Ertugrul”.


    Banorja e Wisconsinit e zgjodhi emrin mysliman, Hatixhe, pasi u konvertua në Islam.

    Ajo i tha agjencisë turke të lajmeve “Anadolu” se e gjeti serinë turke përderisa ishte duke kërkuar filma në platformën e famshme Netflix.

    “E shikova, i shikova hollësitë rreth saj, kështu fillova ta përcjell”, tha ajo, duke shtuar se u bë shumë e interesuar rreth Islamit pasi shikoi disa episode të serisë, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte një histori për të cilën nuk dija asgjë”, tha ajo për serinë turke, duke theksuar se dialogët e një personazhi i dhanë kuptim të ri jetës së saj dhe se ato fjalë e kanë bërë të mendojnë shumë e nganjëherë edhe të qajnë.

    Thotë se i ka shikuar të gjitha episodet e serisë katër herë dhe se ka filluar t’i shikojë ato për herën e pestë. “Më pëlqen të mësoj histori të reja. Ishte diçka që m’i hapi sytë për atë që bëra tani rreth religjionit dhe u përpoqa të kërkoj më shumë”, tha qytetarja amerikane.

    Ajo tregon se mori reagime të papritura nga shoqet kur u tregoi se është bërë myslimane, duke thënë se ato besonin që i është shpëlarë truri.

    I përshkruar shpesh si “Game of Thrones” i versionit turk, seria “Resurrection: Ertugrul” rrëfen për themelimin e Perandorisë Osmane në Anadollin e shekullit XIII. Në të paraqiten përpjekjet e Ertugrul Gazit, babait të sulltanit të parë të kësaj perandorie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!