Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka sfiduar temperaturat e ulëta të shkurtit. Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, pedagogu shfaqet në mes të ujit, në Gropat e Selcës, në Shkodër.
Ai ka shijuar ujin e ftohtë, ndërsa nuk mungojnë dhe rrezet e diellit të dimrit.
Pedagogu thekson se ky është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit që janë të mrekullueshëm, por edhe me plot histori, kulturë e revolucion.
“Këtu jemi në Selcë të Kelmendit dhe është një vend fantastik jo vetëm për njerëzit që janë të mrekullueshëm, por edhe me plot histori, kulturë dhe revolucion. Pak më lartë këtu është Lëpusha, një nga perlat e Alpeve, më herët është Tamara që është zhvilluar tani së fundmi dhe është vendi që u zhvillua një nga betejat kryesore të kryengritjes Anti-komuniste të armatosur në Europë.
Gjëja që pak nga ju e dinë është që në Kelmend, është që tani në dimër mund të bësh plazh. Uji është çik i freskët dhe shumë i bukur”, u shpreh ndër të tjera pedagogu i njohur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.