×
  • Extra
  • Extra

    Ankohet një grua, thotë se kunata që jeton me të pa paguar asgjë, tani kërkon që t’ia paguajë edhe dasmën

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 18:55

    Marrëdhëniet me familjarët e partnerëve zakonisht mund të shkojnë në dy mënyra, ndodh që ata të bëhen familje e përshtatshme dhe që janë mbështetës.

    Ose në situatën më të keqe, ata krijojnë një pykë mes teje dhe partnerit tuaj me kërkesat e tyre ndërhyrëse, nxitëse dhe të pa arsyeshme.

    The Mirror shkruan se fatkeqësisht për një grua, ajo ka përjetuar këtë të dytën nga kunata e saj, e cila ka kërkuar nga ajo dhe burri i saj (vëllai i kësaj të dytës), që të kontribuojnë në dasmën e saj, edhe pse ajo jeton me ta pa paguar asgjë.

    Përdoruesja anonime, e cila u vetëquajt me emrin Intelligent_Rub4510, tregoi se ajo dhe burri i saj të cilin ajo e quajti Tom e ndajnë shtëpinë e tyre me kunatën e saj dhe të fejuarin e saj gjithashtu pasi që ata të dy humbën vendet e tyre të punës gjatë pandemisë.

    Çifti premtoi fillimisht se do të jetojnë me ta vetëm për një muaj, por që nga atëherë ka kaluar një vit, dhe ata nuk kanë shfaqur ndonjë shenjë se do të largohen nga shtëpia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!