Një veturë luksoze e tipit Audi A6 është vjedhur sot në rreth orës 17:00 në Komoran.
Lajmi për vjedhjen e tij është bërë i ditur në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, ku edhe janë publikuar fotografi të veturës së vjedhur.
“Sot është vjedhur kjo Audi A6 në Komoran tek Viva Fresh rreth orës 17:00”, thuhet në postim
Personi që ka publikuar ka thënë se kushdo që e sheh ta lajmëroj Policinë ose pronarin në 045601640.
Më poshtë keni fotografitë e veturës së vjedhur, e cila është me tabela të Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.