Një ari po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi kishte sulmuar dy njerëz në Kazakistan.
Ekaterina – ose Katja – u burgos sipas një kodi penal të “rreptë të regjimit” në Kostanaj 15 vjet më parë. Ajo u gjet fajtore për dy sulme të ndara ndaj njerëzve që u shkaktoi lëndime të rënda trupore në një vend kampimi, ku ariu po qëndronte më parë në kafaz, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
Katja është i vetmi ari i gjinisë femër në burgun me 730 kriminelë “të rrezikshëm”, përfshirë vrasësit, dënimet e të cilëve nuk i kalojnë 25 vjet.
Ajo është gjithashtu e vetmja kafshë e dënuar me burg të përjetshëm. Ndryshe nga të burgosurit e tjerë, Katyas nuk i lejohen vizitat e gjinisë tjetër.
Kostanay është një qytet i vendosur në lumin Tobol në Kazakistanin verior. Në këtë vend ariu fatkeq është bërë simboli i burgut dhe një statujë është ngritur për të.
Katja sulmoi dy persona në vitin 2004 në dy incidente të veçanta në kampin e quajtur Belaya Yurta, ku ajo përfundoi pas u braktis nga një trajner cirku.
Një djalë 11-vjeçar, i quajtur Nursultan Kh, që po qëndronte në kamp për një garë në kikboks u përpoq ta ushqente kur ajo e mbërtheu për këmbe.
Nga frika për më shumë sulme, Katja, atëherë shtatë vjeç u dënua me burg sepse nuk kishte kopsht zoologjik në rajon për ta strehuar.
Një i burgosur Igor Tarakanov, 43 vjeç, tha: “Ajo është e qetë, jo agresive. Ajo i adhuron gjërat e ëmbla që i japin të burgosurit – ëmbëlsirat, biskotat, mollët”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.