Një ari i uritur polar është vërejtur këtë javë në një qytet industrial rus në Siberinë veriore.
Ariu është parë në Norilsk, dhe raportohet se udhëtoi 1500 kilometra larg vendbanimit të saj natyror Arktik.
Siç vërehet në pamjet e shkrepura nga mediat e huaja, ai duket i rraskapitur.
Zyrtarët në qytetin rus të Norilsk paralajmëruan banorët për ariun. Ata shtuan se ishte i pari i cili zbriti në këtë zonë për më shumë se 40 vjet, transmeton Klan Kosova.
Kjo arush polare, qëndronte e dëshpëruar për orë të tëra ndërsa këmbët e saj po ngjisnin në baltë ku herë pas here ajo nuhaste për ushqim, njofton Klan Kosova.
Anatoli Nikolaichuk, i cili kryeson departamentin e gjuetisë të qytetit, tha se zyrtarët nuk kanë vendosur ende nëse ariu mund të kthehet në habitatin e saj të vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.