Një grup i shkencëtarëve nga Universiteti të Tel Avivit kanë bërë një zbulim të madh medicinal . Ata kanë arritur që me sukses të printojnë një zemër 3D duke përdorur qeliza dhe materiale biologjike të një pacienti.
Ndonëse bëhet fjalë për një organ me madhësi të qershisë që nuk mund të pompojë gjak, megjithatë ky konsiderohet zbulim i madh mjekësor, transmeton Reporteri.net.
Kjo besohet të jetë zemra e parë që është printuar me qeliza dhe enët e gjakut. Edhe pse këto zemra do të kërkojnë shumë kohë para se të jenë në gjendje të pompojnë gjakun, shkencëtarët shpresojnë të fillojnë përdorimin e tyre brenda një viti.
“Shkencëtarët kishin arritur edhe më parë të printonin një strukturë të zemrës 3D, por jo me qeliza apo enë të gjakut. Kjo është hera e parë që dikush ka krijuar me sukses dhe ka shtypur një zemër të tërë të mbushur me qeliza dhe enët e gjakut”, tha udhëheqësi i projektit nga universiteti i Tel Avivit, Tal Dvir.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.