×
  • Extra
  • Extra

    As dasma s’e ndalon nusen që të votojë në zgjedhjet e Shqipërisë

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 12:15

    Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.


    Siç njofton Tch, e veshur si nuse, vajza e re ka hedhur votën në kutinë e votimit dhe nuk ka nguruar të bëjë disa foto si kujtim në këtë të shënuar jo vetëm për të, por për të gjithë shqiptarët.

    Kujtojmë që procesi i votimit në Shqipëri ka tashmë katër orë e gjysmë që ka filluar dhe deri tani janë paraqitur vetëm problematika të vogla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!