×
  • Extra
  • Extra

    Autorja e librave të shumtë mbi islamin thotë se burrat myslimanë vuajnë nga strukturat partriarkale

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 14:21

    Feministja dhe autorja e librave të shumtë mbi islamin, po ashtu edhe redaktorja e gazetës feministe multikulturore “Gazelle”, Sineb El Masra, në një intervistë për DW, thotë se burrat myslimanë vuajnë nga strukturat patriarkale dhe pse emancipimi është i mundur me respekt të ndërsjellë.


    E pyetur, se a besojnë gjermanët se myslimanët jetojnë në një shoqëri të egër dhe të shtypur, ajo tha se ky realitet i jetës ekziston, dhe se për këtë ka shkruar edhe para 10 vitesh një libër për gratë.

    “Ky realitet i jetës ekziston, dhe jo pa arsye para 10 vitesh e kam shkruar një libër për gratë ose një libër për gratë të quajtura “vajza myslimane”, për të treguar një realitet të shumëfishtë të jetës së këtyre grave që jetojnë në Gjermani me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore. Dhe sigurisht, nga njëra anë për fat të keq kemi shumë shpesh gra myslimane që janë të prekuar nga ky nënshtrim. Por edhe shumë gra, të cilat me të vërtetë kanë arritur ndjekin rrugën e tyre dhe kanë luftuar pjesërisht edhe në rrethana të vështira, për këtë arsye është e vështirë të thuhet se gruaja myslimane është e shtypur”, ka thënë ajo.

    Ajo ka folur edhe për shaminë e grave myslimane, ajo tha se gratë me shkollim më të dobët e mbajnë shaminë, por që sipas saj ka edhe të atilla që I kanë përfunduar të gjitha shkollimet dhe mbajnë shaminë.

    “Kjo do të thotë që imazhi i vjetër i shamisë ka ndryshuar. Dhe ajo që duhet të shtohet është se ne kemi një marrëdhënie të relaksuar me shaminë si një aksesor i modës, që është me të vërtetë si sinonim kur mendojmë për Grace Kelly, për shembull, Audrey Hepburn, e cila sigurisht gjithashtu mbante shaminë, por vetëm si një aksesor i modës, dhe kjo e ka ndryshuar, sepse kjo shami, e cila është nga bindja islame, është një shami koke thjesht patriarkale, e cila është futur në kodin e veshjes”, ka shtuar ajo.

    Sipas saj, një grua që e mban shaminë për arsye fetare, shpeshherë nuk është në gjendje për ta kuptuar shaminë si një aksesor i modës. Apo për të treguar supet, për të veshur një minifund të shkurtër. Tutje, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk shkon dhe pikërisht për këtë është problematike, sepse po flitet për një kod të veshjes, për të cilin as që do të diskutonin femrat e emancipuara, ka thënë ajo.

    AJo tutje ka thënë se, në Kuran ka vërejtur që nuk parashihet shamia, duke shtuar se gratë duhet të lejohen të veshin atë që duan të veshin, dhe pasi që sic tha ajo është e apasionuar pas modës, nuk dëshiron të kufizohet.

    Ajo thotë se, familja e saj, ishin shembull i familjeve myslimane në Gjermani, duke thënë tutje se në shumë pika i sheh prindërit frymëzim shumë të madh.

    “Pra, unë me babanë tim, mund të diskutoj gjithçka rreth çështjeve fetare. Për të ka qenë e rëndësishme, që unë të parashtroja pyetjet e mia dhe pastaj t’i diskutonim me të. Për nënën time ,e cila asnjëherë nuk e pa parë asnjë shkollë nga brenda dhe është analfabete, ka qenë shumë e rëndësishme që unë të jem një grua e pavarur. Nëna ime të cilën kur e shikoni në shikim të parë, me aftësitë e saj të kufizuara, ishte shumë, shumë e hapur dhe e gjerë, dhe më ka mbështetur gjithmonë dhe kjo është ajo që pres nga ajo. Dhe unë uroj që ndoshta nëna ime të jetë frymëzim për të tjerët, sepse edhe brenda familjes sime mund të them se ajo ishte me të vërtetë një frymëzim, që ka çuar edhe gra të tjera në familje që kanë edikojnë edhe vajzat e tyre në mënyrë liberale”, th ajo.

    Ajo ishte një vajzë e emigrantëve marokenë, familje e cila konsiderohej konservatore. Ajo çdo të dielë kishte mësuar përmendësh Kuranin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!