×
  • Extra
  • Extra

    Avokati: Turistët serbë në Shqipëri, marrin me vete nga Serbia edhe letrën e banjos

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 10:15

    Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, ka ngritur një shqetësim për ata turistë, kryesisht serbë, që kur vijnë në Shqipëri, marrin me vete ushqime dhe produkte të ndryshme, madje edhe letrat e banjos.


    Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shtron pyetjen nëse këta numërohen si turistë të huaj, pasi e vetmja gjë që sjellin në vend, janë kazanë me mbeturina.

    Lapaj shton gjithashtu se ndoshta turistët serbë e bëjnë këtë dhe për arsye sigurie.

    Postimi i plotë:

    Numërohen si turistë të huaj këta që kur shkarkojnë makinën te dhoma e plazhit kanë me vete patate, speca, letër banje, ujë, vezë, bostan e deri te mielli bukës?

    Ndoshta këta të Serbisë i sjellin për arsye sigurie! Çështje besimi.

    Turistë që Shqipërisë më shumë i lënë kazanë me mbeturina se para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!