Gruaja e verbër që parashikoi saktë pushtimin rus të Ukrainës, dhe sulmet e 11 shtatorit, dikur pretendoi se presidenti Vladimir Putin do të bëhet “Zoti i botës”.
E njohur si Nostradamusi i Ballkanit, Baba Vanga, e cila vdiq 25 vjet më parë në vitin 1996 në moshën 84 vjeçare, parashikoi në një intervistë të vitit 1979 se Rusia do të dominonte botën.
Ajo bëri gjithashtu një parashikim të frikshëm për Luftën e Tretë Botërore dhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
Gjatë intervistës me shkrimtarin Valentin Sidorov, ajo tha se ‘lavdia’ e Putinit do të mbetet ‘e paprekur’.
“Askush nuk mund ta ndalojë Rusinë”, raportoi BirminghamLive. “Të gjithë do të shkrihen, sikur akulli, vetëm një mbetet i paprekur, lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Të gjithë do të hiqen prej saj, nga rruga dhe jo vetëm që do të mbahen, por edhe do të bëhet Zot i botës”.
Vanga besohet se kishte një aftësi për të parashikuar ngjarje të mëdha në të gjithë globin, përkatësisht sulmet terroriste të 11 shtatorit në New York. Pretendohet se gjatë karrierës së saj 50-vjeçare, ajo parashikoi gjithashtu pandeminë e koronavirusi, fatkeqësinë e Çernobilit në Ukrainë në 1986 dhe vdekjen e Princeshës Diana në 1997, shkruan Daily Mail
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.