×
  • Extra
  • Extra

    “Babadimër kam një dëshirë për ty, ta rregullosh situatën në pjesën veriore”, letra e vogëlushit që jeton në Veri

    Reporteri
    27 Dhjetor 2022 | 14:38

    Një fëmijë i cili jeton në pjesën veriore ka kërkuar nga babagjyshi i Vitit të Ri që ta rregullojë situatjen atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku i cili ka publikuar edhe letrën në profilin e tij në Facebook.

    “Letër babadimrit. Babadimër kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes”, shkruan në letrën e shkruar nga një fëmijë.

    Tutje Sadiku ka thënë se kjo është arsyeja pse të “rriturit” duhet të kenë kujdes gjatë aktiviteteve të përditshme, debateve,raportimeve e deri te bisedat e rëndomta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!