Dy prindër të divorcuar kanë përfunduar sërish në gjykatë në Itali dhe shkak është bërë djali i tyre 12 vjecar, e mosmarrëveshjet lidhur me imunizimin e tij.
Fëmija kërkonte të vaksinohej kundër koronavirusit dhe për këtë, kishte dhe mbështetjen e të ëmës. Por babai nga ana tjetër, ishte absolutisht kundër.
Për të zgjidhur mosmarrëveshjen, djali ka vendosur t`i drejtohet gjykatës civile të Milanos. “Isha pak i pavendosur për vaksinën, shpjegoi ai, sepse prindërit e mi më thonë secili gjëra të ndryshme dhe më kanë trembur shumë.
Unë mendoj më shumë si nëna ime, sepse duke folur me të, kuptoj se argumentet e saj janë shumë më të logjikshme se ato të babait”, ka thënë djali. Corriere della Sera thotë se gjyqtarët vlerësuan pjekurinë e madhe që kishte fëmija për moshën e tij. në fund, ata i dhanë të drejtë nënës për cështjen e vaksinimit të 12 vjeçarit.
Kjo nuk është hera e parë që një i mitur del përpara një gjykate në vendin fqinj për të vlerësuar përmes saj, vullnetin për vaksinim duke dalë kundër prindërve. raste të ngjashme janë regjistruar në Cagliari, në Nuoro dhe i fundit ishte në Palermo, ku një 16 vjeçare fitoi kundër babait të saj no-vax.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.