Një baba në Florida të SHBA-së është duartrokitur nga shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon, ku shihet se si reagon me shpejtësi duke kërcyer rrethojën mbi një metra të lartë për t’u hedhur në pishinë për ta shpëtuar djalin njëvjeçar që rrezikohej të mbytej në ujë.
Videoja shfaq Albert Passvantin dhe familjarët e tij, duke shijuar në maksimum një ditë me diell në pishinën e shtëpisë së tyre në West Balm.
Djali i tij Rocco mund të shihet se si ecë pranë pishinës duke u munduar ta mbërrij një top në ujë.
Papritmas, Rocco rrëshqet dhe bie në ujë, por Albert ishte vigjilent. Ai kërceu rrethojën dhe u fut në pishinë për ta nxjerrë të birin që sigurisht se do ta paguante me jetë, po të mos ishte reagimi i shpejtë e babait të tij.
“Në atë moment që e shihni fëmijën tuaj në rrezik, ju vjen një lloj fuqie e ngjashme me atë të supermenit. As që më ka shkuar ndonjëherë në mendje që do të mund të reagojë aq shpejtë”, ka deklaruar Passvantin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.