×
  • Extra
  • Extra

    Banania e ngjitur shitet për një çmim marramendës

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 18:41

    Vepra e Maurizio Cattelan e një bananeje të ngjitur me shirit në mur ka arritur të shitet për 6.2 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork – katër herë më e lartë se vlerësimet e para-shitjes.

    Shtëpia e ankandeve thotë se sipërmarrësi kinez i kriptomonedhave, Justin Sun, i tejkaloi gjashtë rivalët e tjerë për të marrë instalacionin “Komedian” të artistit vizual italian të mërkurën, shkruan BBC.

    “Në ditët në vijim, unë personalisht do të ha banane si pjesë e kësaj eksperience unike artistike”, citohet të ketë thënë Sun.

    Banania e ngjitur – tani ndoshta një nga frutat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë – në fakt u ble më herët gjatë ditës për vetëm 0.35 dollarë, sipas Neë York Times.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!