×
  • Extra
  • Extra

    “Bashkë do t’i vazhdojmë planet që kemi”, ministrja e Drejtësisë motivon Adriana Matoshin e cila po përballet me tumorin në tru

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 12:51

    Adriana Matoshi minuta më parë bëri të ditur se pas 9 vitesh i është rikthyer tumori në tru sërish.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tregoi se kohëve të fundit nuk është ndjerë mirë, ka qenë shumë e ngarkuar dhe e stresuar, dhe ka kuptuar se tumori është shfaqur sërish, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kanë qenë të shumta mesazhet motivuese që ajo ka marrë në shkrimin që ka bërë, e në mesin e tyre edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Adriana, ti je e forte zemer dhe perplot pozitivitet dhe jam e bindur qe do ta kalosh edhe kete sfide e do te kthehesh me shendet te plote prane familjes, miqve e kolegeve. Bashkë, do t’i vazhdojme planet qe i kemi”, ka qenë komenti i Haxhiut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!