×
  • Extra
  • Extra

    Bebja amerikane 21 javëshe shpallet ‘më e parakohshmja në botë’ që mbijeton

    Reporteri
    11 Nëntor 2021 | 20:19

    Curtis Means i lindur vitin e kaluar në Alabama të SHBA, 4 muaj para kohe, peshonte me pak se gjysmë kilogrami.

    Tani në moshën 16 muajshe ai duket shkëlqyeshëm me shendet prandaj ka fituar çmimin Guinness për beben më të parakohshme që mbijeton.

    Nëna e tij Michelle Butler kishte nisur dhimbjet e lindjes ditën e pavarësisë së SHBA me 4 korrik 2020 teksa fishekzjarret mbushnin qiellin e natës.

    Ajo lindi binjakët Curtis e Casia mëngjesin e nesërm.

    Casia vdiq po atë ditë, kurse Curtis me rreth 1% shanse mbijetese vijonte të qëndronte në kujdes intensiv.

    Tre muaj më vonë ai nisi të merrte frymë pa ndihmën e ventilatorit dhe në prill doli me ne fund nga spitali pas 275 ditësh.

    Ai me ndihmën e terapistëve të specializuar ka mësuar të marrë frymë vetë dhe të përdorë gojën për të ngrënë.

    Nëna e tij tregon: “Më në fund arrita të sjell në shtëpi Curtis, për të surprizuar fëmijët e tjerë të mi me vëllanë e ri”.

    “Ishte një moment që do ta mbaj mend përgjithmonë”.

    Curtis kaloi rekordin e mëparshëm me 24 orë më shumë jetë, që mbahej nga një tjetër bebe amerikane, i lindur gjithashtu në javën e 21-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!