×
  • Extra
  • Extra

    Bëhet virale video e Vuçiqit, me entuziazmin e një fëmije tregon se Trump i dha një stilolaps: Do ta ruaj tërë jetën

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 12:28

    Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dje marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.


    Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. E pas nënshkrimit presidenti Trump i dhuroi homologut të tij Vuçiq stilolapsin me të cilin ai në emër të Amerikës nënshkroi marrëveshjet me të dy palët, shkruan Reporteri.

    Vuçiq u shpreh i entuziazmuar për këtë gjest të presidentit amerikan dhe para mediave tha se atë stilolaps do ta ruaj për tërë jetën.

    Vuçiq po ashtu ka njoftuar se ka marrë një edh enjë dhuratë simbolike nga Trump, “çelësin e Shtëpisë së Bardhë”, bashkë me një letër ku shkruan se ai gjithmonë është i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë.

    Shikoni videon që është bërë virale në Serbi.

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!