Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka festuar sot ditëlindjen e tij të 70-të. Ai festoi këtë festë me familjen e ngushtë dhe ka falëndruar ata që e uruan.
“Sot festoj ditëlindjen time të 70 -të, por në situatën aktuale, po e festoj vetëm me familjen time të ngushtë. Sidoqoftë, jam shumë mirënjohës për të gjithë ju që gjetët kohë për të më uruar sot. Ndihem i realizuar dhe shumë komode në rrethin tuaj, së bashku me ju!”, ka shkruar Pacolli.
“Gjithashtu do të ndihesha shumë më i lumtur nëse do të isha i sigurt se jam sjellur në mënyrë korrekte me secilin prej jush, me miqtë e mi, me të afërmit e mi, se isha një prind i mirë për fëmijët e mi, isha korrekt me stafin tim dhe ju në një apo në një menyrë tjeter kam arritur të motivoi për te mirë brezat e ardhshëm. Unë nga ana ime jam përpjekur gjithemonë për të mirën e të tjerëve shumë herē duke e sakrifikuar veten time. Shpresoj dikush ta ket kuptuar këtë.Faleminderit miqtë e mi!”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.