Analisti Milaim Zeka ka diskutuar rreth ngacmimeve seksuale në institucione dhe rrezikut që përjetojnë gratë duke treguar një histori nga jeta e tij personale.
Zeka tregoi në “Shqipëria Live” se shefja e tij e kontrollonte në çdo hap, me kë dhe kur dilte. Nisur nga kjo, gazetari i kishte thënë se mund të kryenin marrëdhënie sa herë të donte ajo, mjafton mos ta kontrollonte sepse ishte bezdisur nga kjo situatë.
“Kur kam filluar në Radio Televizion të Suedisë, kur kam filluar si djalë i ri, kam pasur ngacmime seksuale në punë nga koleget, nga eproret e mia. Në Suedi, në dallim nga Ballkani, eprorët pjesa dërrmuese janë gra”, u shpreh fillimisht ai.
“Shefja ime çdo ditë më terrorizonte. Thoshte se mbrëmë ke qenë në filan lokal, me filan kolege, po shkon me këtë. Një ditë i kam hyrë në zyrë dhe i kam thënë “Dëgjo që të jem shumë i sinqertë, sa herë të duash bëjmë seks bashkë, por mos ma kontrollo jetën private, mos më terrorizo”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.