×
  • Extra
  • Extra

    Bekë Berisha futet gjysmë i zhveshur në ujin që gjendet midis akullit në bjeshkët e Istogut

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 10:53

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka sfiduar ngricat në bjeshkët e Istogut.


    Ai të shtunën ka publikuar në Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me një grup shokësh në bjeshkët e Moknës së Istogut.

    Ai ka sfiduar motin e ftohtë duke u futur gjysmë i zhveshur në ujin që gjendet në mes të akullit.

    “Mokna Extreme sports”, ka shkruar Berisha në fotot që ka shpërndarë.

    Para disa ditësh, Berisha ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me disa persona tjerë duke u larë në ujë të ftohtë ku temperaturat kanë qenë nën zero gradë.

    “Terapia e Extreme Sports Asociation. Për të gjitha llojet e virusëve”, ka shkruar Berisha.

    Ndërkaq, Berisha më herët ka rrëfyer edhe pjesë nga fëmijëria e tij, gjatë kohës kur ka jetuar në fshatin e lindjes, Saradran të Komunës së Istogut.

    Deputeti ka treguar se në rininë e tij e thyente rekordin, pasi që lahej në temperatura minus në lumin ‘Drini i Bardhë’.

    “E para unë e kom rekordin me u la i pari në dri, në muajin mars hala ka pasë borë, visha u lajsha me e thy rekordin. E veçanta u kon se në dri kemi ardh ka qenë larg nja 2 km dhe kemi ecë dathë”, kishte deklaruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!