×
  • Extra
  • Extra

    Bekim Jashari me dedikim për bashkëshorten: Erdhe në jetën time në kohën më të vështirë

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 16:49

    Kryetari aktual i Skenderajt Bekim Jashari dhe bashkëshortja e tij sot festojnë përvjetorin e martesës.


    Me këtë rast ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar bashkëshorten e tij, teksa ka bërë një dedikim të veçantë për të duke i kujtuar rëndësinë e saj për familjen e tyre.

    “Erdhe në jetën time në kohën më të vështirë, në kohën kur unë humba më të dashurit e mi, mu atëherë kur kisha nevojë më së shumti, erdhe në jetën time për të filluar së bashku një jetë të re, duke qenë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme, duke jetuar e punuar rrugës që na kishin trasuar të rënët tonë. Jeta jonë filloj të lulëzojë prap me ardhjen në jetë të femijëve tonë, pasardhësve të familjes sonë, Ferides, Hamëzes, Besimit e Blerimit, të cilët i rrite e i edukove nën frymen e atdhedashurisë e patriotizmit, edhe gjatë kohës sa ishim në Gjermani”, ka shkruar ndër tjera Bekimi në Facebook.

    Në këtë ditë të veçantë ai ka shprehur urimin për të festuar edhe shumë përvjetor të martesës, me nipa e mbesa, në shtëpinë e tyre të lumtur, në “vendin e babës Shaban, në Prekaz”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!