×
  • Extra
  • Extra

    Berlini, kryeqyteti i të palumturve

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 22:02

    Pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifër të re historike.

    Sipas studimit të fundit të “Atlasi i Lumturisë”, me të dhëna të publikuara nga Deutche Welle, veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit, të cilët kryesojnë tabelën e të palumturve.

    Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.

    Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 – dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar, kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74. Më të pakënaqurit në Berlin.

    Kryeqyteti gjerman shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Autorët e studimit thonë se kjo është për shkak se shumë njerëz në Berlin janë të vetëpunësuar.

    Personat e vetëpunësuar janë goditur më rëndë nga mbylljet për shkak të koronavirusit. Ndërkohë, Landet e Saksonisë-Anhalt dhe Schleswig-Holstein janë më të lumturat në Gjermani – të dyja arritën një rezultat prej 6.78 në shkallën e lumturisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!