×
  • Extra
  • Extra

    Besarta për ditëlindjen e Hamëz Jasharit: Me kujtimet e fundit kur beteja e familjes sonë u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 11:05

    Heroi i kombit, Hamëz Jashari, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 71-të.


    Vajza e tij, Besarta, e cila është e mbijetuara e vetme e betejës së Jasharajve, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë një urim të ndjerë për këtë ditë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka zgjedhur që ditëlindjen e Hamëz Jasharit ta urojë tek shtëpia e Jasharajve në Prekaz, ku përmes rreshtave kujton ditët kur jetonin të gjithë së bashku.

    Babushi, këtu e dikur!

    I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje “për mëmëdheun” dhe mbroje pragun e nderin.

    Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri…

    Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjës tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar… të uroj ditëlindjen.”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Më 5 mars bëhen 23 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    Ky është postimi i plotë i Besarta Jasharit:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!