×
  • Extra
  • Extra

    Bill Gates flet për divorcin, fajëson veten dhe mezi i mban lotët

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:21

    Lajmet vijnë nga një kamp veror ku po pushojnë miliarderët. Për herë të parë, Bill Gates ka folur me shokët e tij për divorcin e martesës 27-vjeçare.


    “Dukej shumë i prekur, mezi i mbante lotët dhe dukej se bënte veten fajtor për ndarjen”, tha një burim për New York Post.

    Në regjistrat zyrtarë, Melinda Gates që ka ngritur padinë është shprehur se ndarja është e pakthyeshme.

    Lajmet lart e poshtë thonë që Melinda u nda nga Bill prej shoqërisë së tij me pedofilin Jeffrey Epstein. Kurse të tjera lajme, pak kohë më vonë shkruanin se Bill ka pasur gjithmonë një të dashur historikedhe me të bënte pushime, në dijeni të Melindës, të paktën një herë në vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!