×
  • Extra
  • Extra

    Bizare: Cigarexhiut ia djegin duart në një lokal të Prishtinës, kamerierët tallen dhe qeshin

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 11:18

    Një gjest i ulët ka ndodhur në një kafene të Prishtinës, ku kamerierët kanë zgjedhur të tallen keq dhe rrezikshëm me një cigareshitës.


    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar një video të momentit kur një cigarexhiu të njohur në Prishtinë, iu lyen duart me një alkool të djegshëm dhe iu vu zjarri.

    Cigarexhiu e përjetoi rëndë, duke u mundur t’i fikte e duke bërtitur, ndërkohë që ata që i vunë flakën qeshin dhe e tallnin.

    Siç edhe shihet në videon e siguruar nga gazeta, cigarexhiu vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mundohet të shmanget nga tavolinat ku iu kurdis gjithçka.

    Të qeshurat, ndërkaq, vazhduan me disa sekonda dhe askush nuk e mori mundin ta qetësonte e as t’i ofronte ndonjë ndihmë cigareshitësit.

    Sidoqoftë, Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të flas me disa dëshmitarë, mirëpo ka qenë e pamundur të kuptohet në cilën kafene ka ndodhur. Gjithçka dihet, është se është në një kafene tek rruga e njohur si “te kafetë e vogla”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!