×
  • Extra
  • Extra

    Kënga e Shkurte Fejzës për raportet nuse-vjehërr, reagon Blerta Deliu

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 12:46

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas publikimit të këngës më të re nga Shkurta Fejza me të bijën Gresa Behluli.


    Ajo ka thënë se gjuha seksiste dhe abuzive është një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave.

    Deliu poashtu ka bërë thirrje që të mos promovohen përmbajtjet që kultivojnë gjuhë përçmuese dhe abuzive ndaj grave.

    Postimi i plotë:

    Gjuha seksiste, abuzive dhe një diskurs i përgjithshëm publik që nxit përçmim ndaj grave është shumë i theksuar, për të mos thënë dominant në shoqërinë tonë dhe kjo gjendje shqetësuese nuk është aspak temë për argëtim!

    “Gratë e fuqishme fuqizojnë gratë”!

    Ky duhet të jetë parimi udhëheqës për gratë, të cilat kanë ndikim në shoqëri. Duhet ta shfrytëzojnë influencën dhe rolin e tyre në shoqëri për të promovuar vlerat e barazisë duke luftuar stereotipet dhe gjuhën përçmuese e abuzive ndaj grave dhe jo anasjelltas.

    Në anën tjetër, lus mediat që të mos promovojnë asnjë përmbajtje që kultivon gjuhë përçmuese e abuzive ndaj grave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!