×
  • Extra
  • Extra

    Breshër sa një portokall, moti dëmton ndërtesat në Australi

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 22:36

    Një stuhi e frikshme goditi bregun lindor të Australisë duke dëmtuar ndërtesa të shumta… Ajo u shoqërua me breshër që arrinte madhësinë e një portokalli.

    Sipas asaj që shkruan The Guardian, stuhia me breshrin më të madh të rënë ndonjëherë më parë në Australi, me një diametër prej 16 centimetrash, u regjistrua në Queensland.

    Të mërkurën, një qendër tregtare në Coffs Harbour u evakuua pasi shirat bënë që çatia të binte. Në të ndodheshin të strehuar rreth 400 persona, kur uji nisi të futej brenda.

    Autoritetet e emergjencës thanë se vetëm gjatë të mërkurës pasdite kishin marrë 280 telefonata për ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!