×
  • Extra
  • Extra

    Burdushi i bën ‘hajmali’ NISMA’s për ta kaluar pragun zgjedhor

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 23:41

    Zgjedhjet e ditës së sotme nuk ishin aspak të mira për NISMA’n. Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë vetëm 2,70% të votave kur janë numëruar 76,68% të numrit total të votave.


    Por një sihariq të mirë NISMA’s ia ka dhënë Hysni Peqani-Burdushi.

    Mjeku popullor nga Prizreni, në një prononcim për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka thënë se beson se NISMA e Fatmir Limajt do ta kalojë pragun.

    “Besoj që edhe NISMA do e kalojë pragun”, ka thënë shkurt Burdushi për ‘Reporteri.net’.

    Rezultati i sotëm, i zgjedhjeve të 14 shkurtit, sipas Burdushit, është ndikuar nga ‘sehiret’ që i kanë bërë ndërkombëtarët ndaj LDK-së e PDK-së.

    “Janë disa magjistar që e mjegullojnë Kosovën që 21 vite”, ka thënë Burdushi për Reporteri.net.

    Për rezultatin e madh të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, Burdushi tha se partia e Albin Kurtit është magjepsur me dashuri dhe ndershmëri për ditën e Shën Valentinit.

    Ndërkaq, për PDK-në dhe LDK-në tha se dështuan në këto zgjedhje pasi kanë pasur ‘mësysh’ e ‘sehire’.

    “PDK dhe LDK kanë pasur shumë mësysh e sehire. Sehiret kanë ardh prej ndërkombëtarëve”, tha Burdushi, për Reporteri.net.

    Deri me tash KQZ ka numëruar 76,68% të votave në nivel të Kosovës.

    Nga votat e numëruara, LVV ka marrë 48,14% të votave, PDK ka 17,51% dhe LDK ka fituar 13,35% të votave.

    AAK ka rezulton të ketë marrë 7,43% të votave, sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së. Ndërkaq NISMA ka vetëm 2,70% të votave, duke i thënë lamtumirë Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!