Policia në Poloninë qendrore reagoi ndaj një thirrjeje në orët e vonë të mbrëmjes për shkak të një incidenti të pazakontë që ndodhi në qytetin Pajeczno.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, ata gjetën një tank të epokës sovjetike, të parkuar në një rrugë qendrore me dy “udhëtarët” afër, njëri prej të cilëve ishte një 49-vjeçar i dehur i cili po drejtonte tankun, transmeton Reporteri.net.
Doli se ai ishte i autorizuar për të operuar me tankun, megjithëse eprorët donin vetëm që ai të lëvizte atë automjet ushtarak, në vend që ta ngiste qendrën në qytetit. Ata kishin pritshmëri se ai do të tregohej i matur pasi komandonte me një automjet të blinduar 36 ton.
Ky udhëtim mund t’i kushtonte shoferit me dy vjet burg sepse ai po ngiste një automjet nën ndikimin e alkoolit. Dënimi mund të shkojë deri në tetë vjet burg për shkak të rrezikut të krijuar për popullatën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.