×
  • Extra
  • Extra

    Burri i kërkon të dashurit të gruas 600 mijë euro dëmshpërblim: E nxiti të më tradhtonte

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 10:26

    Një burrë në një provincë në Perugia ka paditur në gjykatë të dashurin e gruas së tij. Ai kërkon nga i dashuri i bashkëshortes rreth 600 mijë euro dëmshpërblim për tradhtinë bashkëshortore për të cilën nuk bën me faj gruan e tij, nënën e dy fëmijëve të tij.

    Mirëpo sipas Il Messaggero, burri jo vetëm që nuk ka marrë dëmshpërblimin prej 600 mijë eurosh, por madje ka paguar shumë më shumë për shpenzimet ligjore. Babai i dy fëmijëve ndihet i shkatërruar, ndërsa përballë trupës së Gjykatës së Apelit të Perugia-s argumentoi arsyet e paditjes së të dashurit të gruas.

    Gjyqtarët e shkallës së parë të Spoletos e kishin refuzuar kërkesën e tij, por ai dorëzoi prova të konsiderueshëm për të vërtetuar tradhtinë që pësoi.

    “Ai filloi t’i jepte dhurata. E nxiti të më tradhtonte, duke e bërë atë të largohej nga shtëpia pasdite dhe mbrëmje të tëra, pa dhënë shpjegim as tek fëmijët. Kishim një familje të bukur që u shkatërrua, për shkak të tij. Dhe tani ai duhet të më dëmshpërblejë mua dhe fëmijët e mi”, -tha bashkëshorti i tradhtuar.

    Nga ana tjetër gruaja dhe partneri i ri nuk e kanë pranuar kurrë tradhtinë. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit ranë dakord për të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të lirisë së tij seksuale, të garantuar me kushtetutë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!