×
  • Extra
  • Extra

    Burri kafshohet nga krokodili i Fidel Castros

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 16:23

    Një burrë është shtruar në spital pasi u kafshua nga një krokodil që dikur i përkiste liderit kubanes Fidel Castro.


    Burri, rreth 70-vjeç, po merrte pjesë në festën e karavidheve në Akuariumin Skansen në Stokholm të martën kur i kafshua nga zvarraniku.

    Sipas mediave ai kishte vendosur dorën në anën e gabuar të xhamit të sigurisë.

    Kafsha është një nga dy krokodilët kubanezë në akuarium. Të dy iu dhuruan kozmonautit rus Vladimir Shatalov nga Fidel Castro në vitet 1970.

    Shefi i akuariumit Jonas Wahlstrom tha për Aftonbladet se burri po mbante një fjalim në kohën e incidentit.

    Të pranishmit përdorën peceta për të ndaluar gjakderdhjen ndërsa prisnin të mbërrinte ambulanca.

    Wahlstrom tha që po mendohet mbyllja e kafshëve për të siguruar që të mos ndodhë më.

    “Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë me këta krokodilë më parë, ne i kemi pasur ato për më shumë se 40 vjet,”-tha ai.

    Dy krokodilët, Castro dhe Hillary, iu dhanë nga Fidel Castro kozmautit rus Vladimir Shatalov në 1978. Sipas gazetës spanjolle La Vanguardia, Shatalov i dhuroi ato në kopshtin zoologjik të Moskës kur ato u bënë shumë të mëdha dhe të rrezikshme.

    Ata iu dhuruan akuariumit në Stokholm në vitin 1981, pasi kishte mundësi më të mira për t’u kujdesur për kafshët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!