×
  • Extra
  • Extra

    Burri në Indi sulmohet pasi vishet si nuse në dasmën e të dashurës së tij ‘sekrete’

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 10:06

    Një burrë në Indi i cili ishte veshur si ‘nuse’ në mënyrë që t’i afrohej të dashurës së tij sekrete në ditën e saj të martesës, u sulmua pasi u zbulua mashtrimi.


    Videoja e shpërndarë nga The Mirror, tregon burrin e paidentifikuar duke u futur në festë i veshur me veshje tradicionale të nuseve, i rregulluar me grim si dhe me paruke.

    Ngjarja ndodhi në Bhadohi, në Indinë veriore, derisa nusja e vërtetë po bëhej gati që të martohej me një burrë tjetër, duke bërë burri i maskuar të ndërmarrë veprime drastike.

    Burri i paidentifikuar vendosi që veprimi i tij më i mirë do të ishte që të hynte fshehurazi, për t’u mos zbuluar ai i vesh si një grua me shpresën se nuk do të njihej.

    Për fat të keq, ai u zbulua nga mysafirët, të cilët më pas dyshohet se filluan ta rrahin atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!