×
  • Extra
  • Extra

    Burri që nuk i ka larë flokët për 6 vjet thotë se ka ndaluar rënien e tyre

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 12:15

    Një burrë që hoqi dorë nga larja e flokëve dhe përdorimi i produkteve të tilla si shampo dhe balsam gjashtë vjet më parë, thotë se tashmë nuk i bien më flokët.

    Nick Coetzee ishte student kur filloi të përjetonte atë që miliona burra kanë frikë, humbjen e flokëve.

    Sipas mediave të huaja, duke u përpjekur të gjente një zgjidhje, Nick-u mendoi se rënia e tij e flokëve mund të ishte përkeqësuar nga të gjitha kimikatet që ai përdorte teksa lahej. Pra, kimikatet që ndodheshin në shampo.

    Kështu ai thjesht ndaloi së lari flokët.

    “Çuditërisht flokët e mi u bënë shumë më të shëndetshëm”-tha Nick.

    Ai mendon se produktet e flokëve janë në thelb një “mashtrim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!