Thuhet se me moshën fiton më shumë mençuri dhe vetëdije, por të rinjtë gjithmonë kanë treguar se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.
Shumë njerëz ndiejnë një nevojë urgjente për ndryshimin e kushteve mjedisore dhe suksesi i partive të gjelbra në zgjedhjet e fundit evropiane janë pasqyra e kësaj ndjenje.
Diçka duhet bërë dhe menjëherë. Më 15 maj, parlamenti i Filipineve miratoi një ligj që kërkon që studentët të mbjellin 10 pemë nëse dëshirojnë të diplomohen, transmeton TCH.
Sipas ligjit të ri, ky kusht zbatohet për të gjithë ata të rinj që përfundojnë shkollën fillore, të mesme dhe arsimin e lartë. Objektivi kryesor është rritja e ndërgjegjësimit ndër breza për mbrojtjen e mjedisit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.