Në rrjetet sociale po qarkullon një video e ushtarëve çeçenë, teksa shihen duke kryer disa rituale fetare.
Përmes një postimi ata thonë se secili çeçen i trajton të gjitha ritualet e detyrueshme dhe të dëshirueshme fetare me respektin dhe frikën e duhur.
“Miqtë, luftëtarët e forcave speciale çeçene, edhe në vijën e frontit, i kushtojnë vëmendje të veçantë përkujtimit të Allahut”, thuhet në njoftim.
Tutje ata shkruajnë se nuk kanë frikë nga armiqtë.
“Ne nuk kemi frikë nga armiqtë, sepse në anën tonë është ai që krijoi qiejt, tokën dhe atë që ka ndërmjet tyre”, shkruhet mes tjerash në postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.