Më shumë se 110 vjet më parë, Titaniku anija më e madhe e asaj kohe nisi lundrimin që nuk do të mbërrinte në destinacion. Titaniku mori jetën e më shumë se 1500 njerëzve, mes tyre shumë fëmijë.
Në mos nuk ke lexuar informacione mbi këtë ngjarje, me siguri ke parë filmin. Ke parë momentin kur dy të moshuar përqafohen dhe bien të flenë duke pritur që uji t`i marrë frymën. Ke parë fëmijët që i vë nëna në gjumë, për të mos parë tmerrin me sy. Ke parë edhe Jack sesi ia lë dërrasën Rose, për ta shpëtuar dhe vetë vdes nga i ftohti.
Bright Side zbuluon se çfarë do të ndodhte nëse Titaniku do të ndërtohej më shumë se njëqind vjet më vonë dhe nëse katastrofa mund të shmangej apo jo.
Pse u mbyt Titaniku?
Le të zbulojmë së pari pse u fundos. Nëse jeni duke menduar: U fundos sepse u përplas në një ajsberg, keni të drejtë. Vetëm se arsyeja përse vdiqën aq shumë njerëz, nuk është kjo.
E gjitha ndodhi shumë shpejt.
Sipas të dhënave zyrtare, shpejtësia e Titanikut gjatë orëve të fundit pak para përplasjes ishte e lartë dhe jo normale. Arsyeja pse anija po shkonte aq shpejt është e paqartë. Disa studiues thonë se kapiteni i Titanikut, Edëard J. Smith, donte të tejkalonte një anije tjetër të quajtur Olympi? që po lundronte në të njëjtën kohë. Prandaj, Smith e shtoi shpejtësinë, edhe pse e dinte që po lundronte në një zonë me ajsberg. Shpejtësia, në shumë aspekte, u bë arsyeja pse anija nuk i mbijetoi përplasjes.
Operatori i radios injoroi paraprakisht për ajsberg.
Përpara se ajsbergu të bëhej i dukshëm, Titaniku po merrte sinjale në radio që e njoftonin për prezencën e tij. Megjithatë, sinjalet u injoruan nga operatorët sepse ishin të zënë me transferimin e mesazheve te pasagjerët e kompanisë telefonike.
Ekuipazhi nuk kishte dylbi.
Përplasja ishte gjithashtu mjaft e papritur, sepse anëtarët e ekuipazhit nuk kishin dylbi. Çelësat për vendin ku ishin ruajtur dylbitë i mbante oficeri i dytë David Blair. Bler zbriti nga Titaniku në Southampton dhe nuk ia kaloi çelësat një oficeri tjetër. Prandaj, ekuipazhi mbeti pa asnjë mjet për të parë ajsbergun që po afrohej. Oficeri Bler i ruajti çelësat si një suvenir dhe në vitin 2007 ato u shitën në ankand.
Nuk kishte varka shpëtimi të mjaftueshme.
Titaniku kishte vetëm 20 varka, por kjo nuk mjaftonte për të transportuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin. Si rezultat, më shumë se 1,500 njerëz nuk gjetën vend në varkat e shpëtimit.
Po sot?
Sikur Titaniku të ndërtohej jo në 1912 por në 2021-shin a do të përplaset me ajsbergun dhe nëse po, a do të mbijetonin njerëzit?
Sot, Titaniku do të kishte anije shpëtimi të mjaftueshme për të transportuar çdo pasagjer.
Tragjedia e Titanikut ndikoi shumë në politikën detare. Një nga ndikimet më thelbësore ishte në lidhje me anijet e shpëtimit. Që nga viti 1914 bordet hetimore britanike dhe amerikane u kërkojnë anijeve të kenë varka shpëtimi të mjaftueshme për të akomoduar 100% të pasagjerëve dhe ekuipazhit. Kjo kërkesë përcaktohet gjithashtu në Konventën Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det.
Anijet marrin paralajmërime nëse ka prezencë ajsbergu
Në 1912-ën, menjëherë pas përplasjes së Titanikut, qeveria e Shteteve të Bashkuara miratoi Aktin e Radios. Ky akt, i mbështetur gjithashtu nga Konventa Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, kërkonte që komunikimi me radio të operohej 24 orë në ditë, 7 ditë në javë në anijet e pasagjerëve. Gjithashtu, ky akt kërkon që anija të marrë të gjitha sinjalet që marrin nga anijet fqinje.
Dylbitë nuk janë më të nevojshme
Anijet moderne janë të pajisura me skaner dhe radarë të përparuar. Ky radar përdor një antenë rrotulluese për të përhapur mikrovalët dhe për të zbuluar anijet, tokën dhe çdo objekt tjetër rreth anijes. Radari ndihmon anijet për të marrë një paralajmërim të hershëm të një përplasjeje të mundshme.
Si përfundim:
Sot Titaniku nuk do fundosej kurrë.