E keni menduar ndonjëherë ç’ndodh nëse shihemi me dikë në sy për 10 minuta?! Thuhet se kur përqendrojmë sytë me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, mund edhe të shkëputemi fare nga realiteti.
Një psikolog italian, Giovanni Caputo, kreu një studim në për të zbuluar çfarë ndodh në trurin e njeriut kur 2 persona shihen sy më sy për disa minuta me radhë.
Nga eksperimenti rezultoi se pothuajse të gjithë pjesëmarrësit përjetuan simptoma të shkëputjes, si të ishin jashtë trupit të tyre, dolën nga realiteti, pësuan ndryshime në zë dhe i perceptonin ndryshe ngjyrat.
Madje, për ta koha kishte ndaluar. Çfarë është dhe më interesante, ishte përjetimi i haluçinacioneve. 90% prej tyre thanë se fytyra e atij që kishin përballë iu dukej ndryshe 2 deri në 4 herë gjatë 10 minutash. Disa e shihnin fytyrën të shndërruar në përbindësh. Disa të tjerë shihnin fytyrën e ndonjë shoku, pjesëtari të familjes ose dhe vetë shëmbëlltyrën e tyre.
Ç’lloj loje po luan truri me ne?
E gjithë kjo është një produkt i trurit tonë, që do të thotë se janë idetë e subkoshiencës tonë që shpalosen mbi fytyrën e individit tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.