×
  • Extra
  • Extra

    Çfarë ndodh nëse vendosni një kub akulli në qafën tuaj?

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 19:11

    Është normale që njerëzit duan të qëndrojnë të rinj për aq kohë sa të jetë e mundur. Të gjithë përpiqen të gjejnë mjete moderne për të qëndruar të rinj, mirëpo harrojnë ato metodat e vjetra që funksionojnë po aq mirë.


    Terapia e akullit është përdorur për shekuj me radhë dhe mund të ndihmojë në kushte të ndryshme. Bright Side na tregon mënyrat alternative për të qëndruar të shëndetshëm me një kub akulli.

    Mjafton të lexoni artikullin:

    Vendoseni akullin në mes të qafës suaj

    Shrihuni në stomak dhe qetësohuni. Vendosni një kub akull në mes të qafës dhe lëreni për 15-20 minuta, (jo më shumë). Qetësohuni gjatë kësaj procedure. Rekomandohet që ta bëni 2 herë në ditë këtë proces. Gjithashtu mund ta mbështillni akullin me një shall ose rrobë tjetër. Mos u shqetësoni nëse ndjeni të ftohtë në sekondat e para. Prisni deri sa ta ndjeni nxehtësinë.

    Çfarë ndodh kur vendosni një kub akull në qafën tuaj?

    Mjekësia tradicionale kineze tregon se kjo mënyrë mund të rigjenerojë të gjithë trupin. Stimulimi i kësaj pike me një kub akull mund t’ju ndihmojë të merrni më shumë energji dhe rrjedhimisht të jeni më të shëndetshëm.

    Mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës

    Duke vendosur një kub akulli në mes të qafës, në këtë mënyrë ju keni ulur dhimbjet e kokës dhe marramendjet. Akulli është zgjidhja më e mirë kundër dhimbjeve të kokës.

    Mund të përmirësojë cilësinë e gjumit

    Sipas librave mjekësorë kinezë, vendosja e akullit në mes të qafës ndihmon për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Kjo qendër e rëndësishme e kontrollit është përgjegjëse për gjumin e thellë. Ju ndoshta nuk flini direkt, por nuk zgjoheni në mes të natës.

    Ul stresin

    Kjo pikë menaxhon çrregullimet psiko-emocionale, depresionin dhe stresin. Përdoruesit thonë se pas stimulimit të kësaj pike nivelet e stresit dhe ankthit ulen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!