×
  • Extra
  • Extra

    Charles III acarohet me stafin në ditën e parë si Mbret, kamerat kapin pamjet

    Reporteri
    10 Shtator 2022 | 22:09

    Charles III bëri histori sot pasi u shpall Mbreti i ri – por të pranishmit e gjetën veten të hutuar kur monarku i ri befas bëri një gjest të tërbuar ndaj një prej ndihmësve të tij.

    Ndërsa shkoi për të nënshkruar Proklamatën historike, Mbreti i bëri shenjë furishëm një ndihmësi që të lëvizte një kuti stilolapsi nga tavolina e tij, të cilën shikuesit e përshkruan si ‘shumë të vogël’ për dokumentin e madh dhe shkrimin.

    Pavarësisht nga graviteti i momentit, shikuesit nuk mund të mos e shihnin si zbavitëse vështirësinë e dukshme që kishte Mbreti me stilolapsin.

    Charles i kërkoi një ndihmësi aty pranë që ta hiqte kutinë nga tavolina, në mënyrë që ai të nënshkruante pjesën e dytë të dokumentit të madh.

    Kompleti i stilolapsit që ai përdori për të nënshkruar dokumentin e rëndësishëm ishte një dhuratë nga djemtë e tij, princat Harry dhe William.

    Disa shikues bënë shaka se Mbreti i ri ‘vodhi’ stilolapsin pasi e panë se e vendosi në xhep përpara se ta nxirrte përsëri.

    Mbreti Charles u bën gjeste dy herë ndihmësve për të hequr tabakanë e stilolapsit nga tavolina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!