Rreth vitit 1944, pamja e Adolf Hitlerit, ose mustaqet e tij dhe flokët e errët, ishin të njohura për të gjithë botën. Por ishte një kohë kur duhej duhej të merrje në konsideratë gjithçka, veçanërisht për mundësinë e arratisjes së udhëheqësit nazist.
Pikërisht për këtë arsye, agjensia amerikane e inteligjencës, CIA, e bëri një skicë se si do të dukej Hitleri pas maskimit eventual apo edhe të ndonjë ndërhyrje të vogël estetike që pas arratisjes mund t’i ndihmonin atij për t’iu shmangur drejtësisë, transmeton Reporteri.net
Zyra e Sigurisë Strategjike e SHBA-së dhe CIA për këtë detyrë kërkuan ndihmën e një artisti jo-hebre, Eddie Senza, i cili bëri disa variante të mundshme të pamjes së Hitlerit.
Fotot u dërguan tek aleatët gjatë luftës dhe pjesa tjetër ishin të panjohura për publikun deri kur u publikuan nga revista gjermane Die Spiegel në vitin 1990. Ndonëse Hitleri bëri vdetëvrasje pasi Gjermania humbi luftën, ka pasur gjithmonë pretendime se ai është arratisur dhe gjatë gjithë kohës ka jetuar në Amerikën e Jugut./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.