×
  • Extra
  • Extra

    Çifti i pazakontë që mori vëmendjen e botës

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 17:58

    Reagime të shumta ka nxitur marrëdhënia e modeles me përmasa të mëdha, Eudoxie Yao, me këngëtarin shtatshkurtër nga Guinea, Grand P.


    Por, modelja e njohur me emrin “Kim Kardashian afrikane” ka deklaruar se diferenca në gjatësinë e trupit nuk ka rëndësi.

    Pavarësisht kësaj, komentuesit nuk binden, duke theksuar se gjithçka është çështje marketingu për të marrë vëmendjen e mediave duke qenë të dy njerëz me famë, shkruan The Sun.

    Grand P e ka përshkruar modelen si “beben” e tij, në Facebook, ndërsa Eudoxie thotë se lidhja e tyre është e fortë dhe se nuk ka rëndësi diferenca në madhësinë e trupit.

    Në rrjetin social “Instagram” ku ajo numëron afër një million ndjekës, Eudoxie ka shkruajtur: “Jemi të lumtur së bashku dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, transmeton KOHA.

    “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Fiziku nuk nënkupton asgjë në një lidhje dashurie”, përfundon ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!